“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë”/ Ish-ushtarët britanikë udhëtojnë drejt Ukrainës për të luftuar forcat e Putin (FOTO)

Ish-ushtarët britanikë po vijojnë që të udhëtojnë drejt Ukrainës për të ndihmuar në luftimin e forcave të Vladimir Putin.

“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë”, shprehen ata për “The Sun”. Veteranët e Irakut dhe Afganistanit arritën në këmbë në pikën kufitare polake të Korczowa dhe më pas u takuan me organizatorët ukrainas në anën tjetër.

Dy prej tyre, rreth të 40-ve, kanë folur për “The Sun” por pa dashur që të tregonin identitetin e tyre. Njëri, baba i martuar me dy fëmijë tha: Nuk mund të rrija duarkryq dhe të mos bëja asgjë”.

“Ne kemi ekspertizë që mund të ofrojmë. Siç thotë shprehja, e vetmja gjë që i duhet të keqes për të triumfuar është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë”, tha babai që kishte lënë dy fëmijët nën 10 vjeç në shtëpi në Britaninë e Madhe.

“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë

“Për mua, kjo është më afër shtëpisë se shumica. Gruaja ime është polake. Familja e saj jeton dy orë e gjysmë larg kufirit. Ndjehet sikur historia po përsëritet”, tha një tjetër ish-ushtarë britanik.

Dyshja nga veriperëndimi i Anglisë po mbështeten nga Ushtria e Veteranëve të Bamirësisë në Mbretërinë e Bashkuar, për të identifikuar rrugët e furnizimit në vijën e parë.

36-vjeçari Anton Vybornyi nga Londra ishte në kufi me një furgon me pajisje ushtarake, ku përfshiheshin edhe jelekët antiplumb të prodhuar nga ushtrua.

“Ukraina nuk ka nevojë për arushët pelushi dhe batanije, ajo ka nevojë për helmeta dhe armaturë. Unë kam bërë tre vrapime deri më tani. Unë e financoj vetë. Brenda këtij furgoni ka një komplet me vlerë 25 mijë paund”, tha ai.

“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT