E përzunë nga protesta, studentja që lavdëroi Ramën: Keqkuptuan fjalimin! I kërkoj falje publikut

Ditën e sotme u zhvillua protesta e gjashtë radhazi për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit në vendin tonë.

Qytetarët u mblodhën sërish ditën e sotme para kryeministrisë, por ajo që indinjoi qytetarët ishte fjalimi i një studenteje. Protestuesit ndërhynë direkt dhe e larguan vajzën nga podiumi ku po fliste, ndërsa më pas ka zgjedhur të kërkojë falje.

Studentja është shprehur se fjalimi i saj është keqkuptuar nga qytetarët.

“I kërkoj falje publike të gjithë publikut, të gjithë protestuesve që ishin këtu. Keqkuptuan fjalimin tim e nuk më lanë që të shprehesha. Ishte “ne nuk të kërkojmë të ikësh” sepse po të iki ai tani do bëhet një kaos i vërtëtë. Ishte fjalia “je i pandalshëm”, por doja të thosha që “ne jemi akoma më të pandalshëm se ju”. Kjo është pjesa tjetër e fjalimit që nuk më lanë të lexoja. Atëherë je i pandalshëm dhe i paprekshëm, ashtu siç jam dhe unë dhe shumë nga ne. Situatën mund ta shikosh në syrin e një artisti që je. Populli kërkon paqe dhe mirëqenie dhe nuk ka pse të ndalohet asnjëherë. Askush nuk po proteston për luftën që është në Ukrainë, por une e di se sa shumë kapacitet kemi ne si shtet dhe nëse e keqja do mundohej që të na kaplonte ne do ja dilnim përsëri. Jemi kundra luftës mes shteteve e jo më brenda popullit që të ulim njëri-tjetrin. Ti i di shumë shumë mirë dhimbjen e të gjithëve ne. Nuk po jetojmë në një shtet të pasur që kemi mundësinë të bëjmë gjithçka, po jetojmë në një shtet shumë të varfër që kemi mundësinë të bëjmë asgjë, por prapë ja dalim”, tha e reja për JOQ.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT