E RËNDË/ Forcat ruse të pameshirshme, sulmojnë autokolonën e evakuimit, humbin jetën 7 civilë

Shërbimi i inteligjencës ukrainase thotë se shtatë civilë kanë vdekur pasi trupat ruse qëlluan mbi një kolonë evakuimi në rajonin e Kievit .

Ukraina akuzoi Rusinë se qëlloi mbi një kolonë të evakuarve civilë nga fshati Peremoha, raporton Reuters.

“Pas sulmit, pushtuesit i detyruan mbetjet e kolonës të kthehen në Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”, tha shërbimi i inteligjencës në një deklaratë.

Rusia ka mohuar që të ketë në shënjestër civilët që nga fillimi i luftës që është në ditën e 17-të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT