E TURPSHME/ “Albright digju në ferr”, serbët protestojnë me pankarta kundër ish-Sekretares amerikane

Një protestë e turpshme është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Serbi.
Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, serbët në Beograd po zhvillojnë protesta kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, që ndërroi jetë ditën e djeshme dhe pro-Rusisë.
Qytetarët kanë protestuar me pankarta në duar, ku ndër to shihej “Kosova është Serbi”, apo edhe “Madeleine digju në ferr”.
Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton. Ajo shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e vendit në mandatin e dytë.
Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe luftoi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.