“Ecni në këmbë”, Rama tregon se përse shkoi në Dubai: E kam mik Princin e Kurorës, duhet kursyer seriozisht

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet qytetarëve dhe u tregon se përsë ai dhe disa ministra shkuan në Dubai.
Ai thotë se e kishte herën e parë që shkonte në Dubai, pasi e ka mik Princin e Kurorës, i cili i ka shprehur gatishmëri të ndihmuar vendin tonë në momente të vështira. Rama tha se deklarata “ecni në këmbë” duhet marrë seriozisht pasi jemi në kohë krize dhe duhet kursyer.
Rama: Një koment thotë: “Ne na këshilluat për të ecur në këmbë, por ju shkuat në Dubai? Idea e kurismit nuk është aspak e gabuar, por do të vendosim. Në Dubai është hera e parë që shkoj për të qëndruar dhe për nderuar flamurin kombëtar, ku morën pjesë 192 vende. E kam mik princin e Kurorës, ndaj shkova.
Siç na ndihmoi për ndërtimin e lagjes e Spitallës nga shkatërrimi i tërmetit, ashtu do të na ndihmojë edhe tani, patjetër që duhet të kursejmë, mos e merrni shabllonë “ecni në këmbë”. Duhet të përgatitemi për të gjitha. Kjo që ndodh sot është pasojë e asaj lufte. Ne mund të bëjmë protesta me “Rama ik”, por kjo nuk është zgjidhje. Një qytetar më shkruan: Ku shkon nafta jonë? Nafta jonë është një naftë e rëndë dhe eksportohet se nuk është për diesel, nafta jonë shkon për bitum kryesisht.