Edhe Jorida Tabaku kërkon hap pas nga Basha: Pa bashkim, s’fitojmë dot! PD jo parti zyrash, jam gati të largohem dhe unë

Edhe nënkryetrja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar që Basha të reflektojë dhe të bëjë një hap pas. Kjo shihet si një sinjal që Basha të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë bashkimit.

“Une jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, pro përgjegjeshmëri. Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashes, e Joridës. Ështe PD në lojë. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues. Kam lexuar kolegun Sula që ka propozuar një mekanizëm. Dëshira për të dalë nga këtu ku jemi ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas”, tha Tabaku në mbledhjen e grupit të PD-së.

Jorida Tabaku:

Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot që jemi mirë. Kam qenë e angazhuar me komisionin hetimor, nuk kam patur mundësi të përfshihem si kolegët e tjerë. U përfshiva 4 ditët e fundit. Falendëroj kolegët që votuan edhe në parlament në komisionin hetimor. Do të kisha dashur që pavarësisht ndasive grupi të kishte mbajtur qëndrim atë ditë. Në politikë na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar per bashkimin. Jam sulmuar pse kam këkruar të jemi bashkë. Rezultati që morem në terren, na dëmtoi.

Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashke dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thane se nga 25 prilli nuk ka patur njeri në terren nga PD. Ne nuk mund të jemi parti zyrash. Në çdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politikë për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Une jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, pro përgjegjeshmëri. Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashes, e Joridës. Ështe PD në lojë. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues. Kam lexuar kolegun Sula që ka propozuar një mekanizëm.

Dëshira për të dalë nga këtu ku jemi ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyre sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në protestë. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njëri tjetër. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tille. Ne duhet te jemi një parti që mbështet qytetarët, të jemi në terren.

Të jemi të thjeshte, se jemi për herë të trete në opozitë. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnje ambicie personale. Duhet të dalim mbi veten. Si të dalim mbi veten dhe të nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili është mekanizmi, por di te them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT