Elon Musk ngre ALARMIN për satelitët e tij mbi Ukrainë: Mund të shënjestrohen, përdorini me kujdes!

Biznesmeni amerikan Elon Musk dërgoi në qiellin mbi Ukrainë satelitët e kompanisë së tij “Starlink” për t’i mundësuar popullatës komunikimin me internet në rast se shkëputen linjat e tjera.
Menjëherë pas satelitëve në Ukrainë mbërritën edhe pajisjet e Starlink që mundësojnë lidhjen me satelitët. Por tashmë Musk ka një paralajmërim
Ai i ka bërë thirrje përdoruesve të internetit përmes Starlink në Ukrainë të bëjnë kujdes, pasi mund “të targetohen”.
“Paralajmërim i rëndësishëm: Starlink është i vetmi sistem komunikimi jo-rus që ende funksionon në disa pjesë të Ukrainës, kështu që probabiliteti për t’u shënjestruar është i lartë. Ju lutemi përdorni me kujdes”, shkruan Musk në rrjetin social Twitter.