Emri/ Rama bën ndryshime në qeveri, ja kush lirohet nga detyra

Qeveria ka vendosur ditën e sotme që të lirojë nga detyra Agron Taren.

Bëhet me dije në shkresën zyrtare se ky i fundit ka mbajtur detyrën e zëvendës ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Mësohet se vendimi hyn në fuqi menjëherë, teksa ende nuk është njoftuar se kush do të emërohet në vendin e tij.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./ /m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT