Evi Kokalari zbulon për herë të parë çfarë i kërkoi Berishës më 13 Qershor

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ka treguar se në zgjdhjet e 13 qershorit, i kishte kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha të kandidonte për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, mirëpo ai nuk kishte pranuar pasi i ishte përgjigjur duke i thënë se “ishte larguar, për të mos u kthyer më”.
“Në zgjedhjet e 13 qershorit i kam kërkuar Berishës që të hynte dhe të kandidonte që t’i merrte Bashës PD-në sepse ndryshe nuk mund të ndodhte sepse persona të PS po futeshin si votues në listat e demokratëve për të votuar Bashën. Berisha më tha se kam ikur dhe nuk kthehem më. Po shihja se Basha po i “mbyste” të gjithë, nuk kishte një figurë përballë tij”, tha Kokalari.
Gjithashtu, ajo ka zbuluar dhe qëndrimete saj ndaj figurës së Berishës para se ai të shpallej “Non Grata”. Kokalari tha se para se ish-kryeministri të futej në listën e zezë të SHBA-ve ajo kishte qëndruar indiferente ndaj tij.
“Unë më parë kam qendruar indiferente ndaj figurës së Berishës. Pasi e bënë non-grata vendosa të merrem me situatën sepse mu duk sikur po sulmonin opozitën në Shqipëri, sikur Rama po i jepte shkelmin opozitës. Jam ngritur që në orët e para sapo u njoftova dhe jam marrë me këtë gjë”, shtoi ajo.