Evropa ende në dyshim/ SHBA i jep “goditjen” e fortë Rusisë: Ndalon importet e naftës dhe gazit

Teksa Evropa është ende në mëdyshje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për t’i dhënë një goditje të fortë një goditje të fortë Rusisë.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, sipas tre burimeve të njohura me vendimin.

SHBA do të bëjë lëvizjen në mënyrë të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjes midis kombeve evropiane nëse do të ndalojnë energjinë ruse. Vendet e BE-së kanë dukshëm më shumë ekspozim ndaj energjisë ruse sesa SHBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT