Fati i kryetarit të bashkisë në Mykolaiv, shkoi vonë në punë dhe sot është gjallë: Gjumi i shpëtoi jetën

Gjumi i shpëtoi jetën!
Po, po e lexuat shumë mirë, gjumi i ka shpëtuar jetën kryebashkiakut të Mykolaiv në Ukrainë nga bombardimi me raketa ndaj ndërtesës së bashkisë ditën e djeshme. Lajmi bëhet i ditur nga Mirror.
Sipas mediave të huaja kryebashkiaku i Mykolaiv qëlloi me fat që nuk u zgjua në kohë, e nuk shkoi në orar në punë, sepse në këtë mënyrë ai nuk u gjend në bashki në momentin kur rusët e bombarduan atë.
Sipas “Mirror” Vitaly Kim është gjallë sot vetëm sepse shkoi vonë në punë./ Gazeta Shqip