Felaj i mbylli mikrofonin, Berisha bllokon foltoren e Kuvendit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar me drejtuesen e seancës plenare Ermonela Felaj, gjatë mocionit me debat për rritjen e çmimeve, në Kuvend.
Berisha kërkoi të merrte fjalën pas Damian Gjiknurit për replikë, por Felaj i mbylli mikrofonin dhe kërkoi prej tij që të respektojë rregulloren. Ndërkohë që ish-kryeministri vijoi fjalimin pa mikrofon, duke bllokuar foltoren.
“Unë jam këtu pikërisht për rregulloren. Neni 50 është neni që thotë kur jepet fjala për replikë. Replika jepet kur përdoren fjalë të padenja, kjo nuk ndodhi në rastin e zotit Gjiknuri. Fole 11 minuta, ulu zoti Berisha. Fjalën nuk e jap kur thoni ju, e jap kur thotë rregullorja. Liron foltoren dhe lejoni kolegët e tjerë të flasin”,- tha Felaj.