Fenomen i çuditshëm në Elbasan! Ja çfarë po synojnë të grabisin hajdutët

Në zonën e Elbasanit hajdutët kanë filluar të vjedhin dritaret e banesave. Policia e Elbasanit raporton se ka arrestuar dy persona, njëri 23 vjeç dhe tjetri 28 vjeç, të cilët akuzohet se të paktën dy herë kanë çmontuar me qëllim vjedhjen e dritareve në dy shtëpi të ndryshme të zonës.

Ata kan grabitur fillimisht një banesë në Bradashesh, ku kanë vjedhur grilat e dritareve prej alumini, ndërsa goditja e dytë ka qenë në fshatin Xibrakë, ku kanë marrë dritaret duke i çmontuar.

Policia u ka gjetur atyre edhe mjete për çmontimin e dritareve të aluminit pasi i ka arrestuar. Dyshohet se pas vjedhjes ata i shisnin dritaret me peshë duke përfituar nga rritja e çmimit të aluminit në treg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT