Forcat ruse hyjnë në një tjetër qytet në jug të Ukrainës, ka dalje në detin e Zi

Trupat ruse kanë hyrë për herë të parë në qytetin ukrainas Mykolayiv, i cili ka dalje në detin e Zi. Lajmi është bërë me dije nga guvernatori Vitaliy Kim.
Ai tha në një video-mesazh se luftimet ishin duke u zhvilluar në disa pjesë të qytetit, ndërsa u bëri thirrje banorëve që të mos nervozohen.
Rreth 800 automjete ruse, duke përfshirë një kolonë me raketa, përparuan ditën e djeshme në Mykolaiv nga veriu, lindja dhe jugu.
Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se nuk kishte pasur granatime brenda qytetit, por se forcat ukrainase përgjatë perimetrit të qytetit ishin qëlluar nga raketa me rreze të gjatë, duke bërë që ushtria ukrainase të zvogëlohej në numër.