Forcat ruse marrin një tjetër qytet në Ukrainë, shënohen rreth 200 viktima

Trupat ruse kanë arritur që të marrin qytetin jugor të Ukrainës, Herson, i cili është i populluar nga një çerek milioni njerëz.
Kryetari i bashkisë së këtij qyteti ka kërkuar ndihmë nga qeveria kombëtare dhe agjencitë e ndihmës, për të siguruar shpërndarjen e furnizimeve, duke përfshirë ushqimin dhe ilaçet, si dhe evakuimin e të plagosurve.
Ndërsa një anëtar i këshillit lokal tha për BBC-në se 200 njerëz janë vrarë – shumë prej tyre civilë.
Herson shtrihet në veri të Gadishullit të Krimesë, i cili është aneksuar nga Moska në vitin 2014.