FOTO/ “Do krijojë parti të re…”, Basha mbledh mbështetësit për darkë në Tiranë

Lulëzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme për darkë në një restorant në Tiranë disa nga mbështetësit e tij.

Nuk dihet qëllimi i këtij takimi, ndërkohë që media pranë Berishës shkruan se Basha u ka komunikuar mbështetësve të tij se do të krijojë një parti të re pro-amerikane.

Kujtojmë se Basha dha dorëheqjen disa ditë më parë pasi pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar dhe e Kolegjit të Kryetarëve ia kërkuan të merrte këtë vendim për të bashkuar partinë. Tashmë në krye të Partisë Demokratike është vendosur Komisioni i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës për të certifikuar Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT