FOTO LAJM: “Nuk keni parë gjë akoma”, nafta në Shqipëri shkon 265 lekë

Është e çuditshme, por sa herë që kryeministri Edi Rama del e flet për krizë, në vend rriten direkt çmimet.
Kjo gjë ka ndodhur edhe këtë të martë.
Ndërsa Rama doli paradite e foli për një krizë të rëndë, në darkë është rritur sërish çmimi i naftës, duke kapur rekorde të papara në vend.
Rama tha se Qeveria nuk ka çfarë të bëjë dhe nuk do të ndërhyjë përballë rritjes së vazhdueshme të rritjes së çmimit të naftës, ndërsa e konsideroi qesharake kërkesën për të hequr disa taksa.