FOTO/ Një dron rrëzohet në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë, flet banori

Një dron është rrëzuar në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës. Ende nuk dihet se nga ka ardhur droni, ndërsa policia e Kosovës kanë dal në lagjen Bair për ta hetuar rastin.

Zëri ka kontaktuar edhe me policinë ndërsa është në pritje për të marrë më shumë informacione nga ky rast dhe do të ju mbajë të informuar.  Banori i shtëpisë ku ka rënë droni ka treguar se si ai fillimisht kishte rënë në ballkonin e shtëpisë e më pas në tokë.

Sipas tij, në momentin kur ka rënë ai ka bërë zhurmë dhe se ka qenë i pajisur me kamerë. Qytetari ka treguar për “jepi zë”  se si vet ia kanë hequr baterinë.

“Këtu ka rënë në ballkon dhe nga ballkoni ka rënë këtu në tokë. Do krahë e do sene iu kanë çmontu. Na e kemi kap, e kemi prek me dorë, e kemi kontrolluar. I ka pas do letra dhe i kanë shkruar do numra, por nuk ka pasur një flamur ose diçka tjetër”, ka thënë ai.

Ai tregoi se si droni ishte i gjatë rreth 3 metra e gjysmë. Krahët i ka pas tri metra, 3.5 dhe një metër ka qenë gati i gjerë. E ka pas një zhurmë. Ka qenë me kamera me krejt, me parashutë ka qenë. punojke. Tani na e kemi kap në dorë dhe e ka pasur një zhurmë si me dasht me u nis, por e kemi kap dhe ja kemi heq baterinë edhe u ndal. Po vet ja kena heq se zhurme jena tutu prej tij”, ka thënë ai.

Në një bisedë për KALLXO.com, Driton Ujkani nga Aviacioni Civil i Kosovës e ka konfirmuar se kishte leje për qarkullim të dronit në zonën ku ka rënë sot një dron. Por, ai tha se nuk dihet nëse bëhet fjalë për dronin e njëjtë pasi ende nuk i dinë detajet.

FOTO/ Një dron rrëzohet në oborrin e një shtëpie

Back to top button
LAJMET E FUNDIT