FOTO/ Protesta para Kryeministrisë, aktori Flor Binaj parullë ironizuese me Ramën dhe Bashën

Dhjetëra e qindra qytetarë janë mbledhur përpara kryeministrisë duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe të ushqimeve. Kësaj proteste iu është bashkuar edhe aktori i njohur i Portokallisë, Florian Binaj. Në fjalën e tij ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë.
“Të bashkohemi nu,k ulen çmimet duke pirë kafen, duke u bashkuar marrim atë që na takon”, tha ai në fjalën e tij.
Ashtu si në protestën e shkuar, Binaj nxori një tjetër parullë ironizuese si ndaj kryeministrti Edi Rama, ashtu edhe ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
“Nuk kam rritur asnjë taksë”, shkruhej në foton e Ramës, ndërsa në atë të Bashës shkruhej: Nuk kam humbur asnjë betejë.
“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot këtu, për t’i treguar të gjithë atyre të rinjve e të rejave që nuk ulen çmimet duke pirë kafe. Nuk ulen çmimet duke parë telenovela turke. I them të gjithë të rinjve e të rejave që Shqipëria është atdheu juaj. Ejani këtu, bashkë me ne . Ndërkohë që ne protestojmë këtu liderin e ballkazanit e kemi në Dubai. Ndërsa në Ukrainë po zhvillohet luftë presidenti i Ukrainës i jep shpresë njerëzve , ndërsa ky i jonë thotë shtrëngoni dhëmbët”, tha aktori.