FOTO/ ‘Putin ka strehuar familjarët në ‘qytetin nëntokësor’ siberian, i krijuar për t’i mbijetuar një lufte bërthamore’

Vladimir Putin ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një ‘qytet nëntokësor’ në Siberi, sipas një profesori rus, Valery Solovey.
‘Daily Mail’ raporton se lideri i Rusisë ndodhet në malet Altai, në banesën e projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore.
Solovey, i cili ka qënë në të shkuarën profesor në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë ka pretenduar më parë se Putin vuante probleme shëndetësore e se ai ka marrë pjesë në rituale të çuditshme sekrete së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergey.
Mirëpo pretendimet e profesorit bien poshtë në Moskë. Ai konsiderohet atje si teoricien konspirativ. Javën e kaluar ai u mor në pyetje për shtatë orë nga autoritetet ruse për shkak të pretendimeve që ai bëri për gjendjen mjekësore dhe mendore të Putinit.


![“Në fundjavë, familja e Presidentit Putin u evakuua në një bunker special të përgatitur në rast lufte bërthamore”, tha profesori në një video. Ky bunker ndodhet në Republikën [malore] të Altait. “Në fakt, nuk është një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me shkencën dhe teknologjinë më të fundit”. (Malet e Altait në foto)](http://i.dailymail.co.uk/1s/2022/03/01/09/54795031-10563727-image-a-12_1646127656307.jpg)



