FOTO: ‘Tkurret’ protesta kundër rritjes së çmimeve, pjesëmarrje e ulët e qytetarëve

Për të gjashtën ditë radhazi qytetarët janë mbledhur sërish në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Fillimisht ata u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej dhe po marshojnë drejt kryeministrisë. Në krahasim me një ditë më parë, numri i qytetarëve pjesëmarrës është i ulët.
Sakaq, protesta janë zhvilluar edhe në disa qytetet të tjera të vendit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar miratimin e një pakete për shtresat në nevojë, me qëllim përballimin e krizës.
Ndërkohë, në të gjitha reagimet e tij, Rama e ka cilësuar si turp protestën e qytetarëve, pasi sipas tij në asnjë vend tjetër nuk po protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë.
