FOTOLAJM: “Aktorët e shërbimit sekret që Putin i shiti si pilotë dhe stjuardesa ruse janë edhe peshkatarë”

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua dy ditë më parë me një grup pilotesh dhe stjuardesa të kompanive civile ruse.
Takimi erdhi menjëherë pas sanksioneve të ashpra të Perëndimit si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës. Në këto sanksione përfshiheshin edhe bllokimet e fluturimeve për të gjitha kompanitë ajrore ruse.
Në shenjë përkrahjeje, Putin u takua me disa përfaqësuese, por përdoruesve në internet u ka rënë në sy diçka e çuditshme.
Një grua që te takimi i dy ditëve më parë u prezantua si stjuardesë, rezulton që kohë më parë ka qenë edhe peshkatare, si dhe besimtare e krishterë, po në takimet me Putin.
Kjo ka bërë që shumë të aludojnë se Putin nuk guxon të takojë nga afër asnjë person jashtë rrethit të tij të ngushtë, e për këtë arsye i ka zëvendësuar me agjentë sekretë.

