FOTOLAJM/ Demokratëve të Shkodrës nuk u pritet, vënë portretin e Berishës në seli

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore.

Portreti i Berishës zë gjithë portën kryesore të selisë, në Shkodër ku e djathta fitoi bashkinë e vetme në zgjedhjet e 6 Marsit. Spahia, i mbështetur nga Berisha do të vijojë drejtimin e bashkisë me të paktën edhe një vit.

Kuvendi i thirrur nga Berisha, me 11 dhjetor 2021 miratoi ndryshimet në Statut sipas te cilave u rrezuan strukturat drejtuese që ishin. Pjesë e statutit te ri të demokratëve është edhe sanksionimi i largimit të kryetarit në rast se humb zgjedhjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT