FOTOT prekëse!/ Dolën në protestë kundër luftës në Ukrainë, fëmijët e shkollave fillore i ndalon policia: Kjo është Rusia e Putinit

Disa foto prekëse janë publikuar nga mediat e huaja, të cilat tregojnë fëmijët rusë të arrestuar për shkak se protestuan kundër pushtimit të Ukrainës nga vendi i tyre.

Imazhet në fjalë u shpërndanë nga një politikan i opozitës ruse dhe vijnë pasi mijëra persona janë arrestuar deri më tani, pasi kanë shprehur kundërshtimin ndaj luftës së presidentit, Vladimir Putin.

Fotografitë tregojnë fëmijë të shkollës fillore në pjesën e pasme të një furgoni policie në Moskë, pasi morën pjesë në protestat kundër luftës. Mediat e huaja shkruajnë se fëmijët u ndalën në momentin që ata shkuan që të vendosnin lule në ambasadën ukrainase të qytetit.

FOTOT prekëse!/ Dolën në protestë kundër luftës

Një vajzë që mbante një kapele jeshile, kishte në duar një pankartë që në të lexohej në rusisht: “Jo luftë”, ku e shoqëronte me flamurin rus dhe atë ukrainas.

Ndërkohë Ilya Yashin që postoi këto imazhe prekëse në “Twitter”, shkroi bashkëngjitur me ta: “Asgjë e pazakontë, vetëm fëmijë në vagona pas një posteri kundër luftës. Kjo është Rusia e Putinit, njerëz. Ju jetoni këtu”.

Pavarësisht nga shtypja e pamëshirshme e Putinit të çdo mospajtimi kundër regjimit të tij, mijëra protestues kundër luftës kanë dalë në rrugë anembanë Rusisë.

FOTOT prekëse!/ Dolën në protestë kundër luftës

FOTOT prekëse!/ Dolën në protestë kundër luftës

FOTOT prekëse!/ Dolën në protestë kundër luftës

FOTOT prekëse!/ Dolën në protestë kundër luftës

FOTOT prekëse!/ Dolën në protestë kundër luftës

FOTOT prekëse!/ Dolën në protestë kundër luftës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT