FOTO+VIDEO/ Protestuesit para Kryeministrisë: Uzina e Ballshit sot do mbante vendin ju e shitët për skrap

Me pankarta në duar dhe me gjenerator para kryeministrisë në shenjë simbolike, protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë që të ulë çmimin e karburanteve por edhe produkteve të shportës që tashmë janë bërë të pa përballueshme për xhepat e të gjithë shqiptarëve.

“Jahti rus 45 lekë naftën duke bërë pushime, unë fermeri e blej me 260 lekë duke punuara tokën time”, “Erdhën nga Ballshi i naftës me kuaj” dhe “Uzina e Ballshit sot do mbante vendin ju e shitët për skrap”, ishin disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

Edhe në Durrës po protestohet para bashkisë, ku njerëzit kanë parkuar makinat në rrugë dhe janë mbledhur për të protestuar kundër rritjes së naftës. Ndërkohë që policia në Durrës është përplasur me protestuesit duke u thënë se duhet të kishin marrë leje për protestën e organizuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT