Futbollisti ukrainas futet në lojë, s’mban lotët nga mbështetja e madhe e tifozëve

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë po prek edhe botën e sportit.

Gjatë ndeshjes Benfica – Vitoria u pa se të gjithë shikuesit u solidarizuan me shtetin e Ukrainës, e cila po kalon në një moment jo të mirë.

Me t’u futur në lojë, sulmuesi ukrainas, Roman Yaremchuk, të gjithë tifozët u ngritën në këmbë për t’i dhënë mbështetje atij.

Futbollisti s’mbajti dot lotët dhe falenderoi të gjithë të pranishmit.

Atij iu dha edhe shiriti i kapitenit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT