Gati prangat për Alqi Bllakon? Mbërrin në GJKKO kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-deputetit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar ditën e sotme në GJKKO kërkesën për arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllakos.
Bëhet me dije se kjo kërkesë nga SPAK ka ardhur vetëm pak orë pasi Bllako dorëzoi mandatin e deputetit.
Ndërkohë kujtojmë që në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore këtë të enjte për caktimin e masave të sigurisë për nëntë zyrtarët për të cilët SPAK ka kërkuar arrestimin.
Mes tyre është edhe kërkesa për arrestimin e ish deputetit socialist Alqi Bllako.
Sjelliim në vëmendje se në datën 29 mars, SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për autorizim për arrestimin e Bllakos duke qenë se ai kishte mandat deputeti.
Ka qenë Bllako ai që ka besuar në pafajësinë e tij dhe ka dorëzuar me vullnet mandatin duke u shprehur se kërkon të gjykohet pa asnjë lloj suporti, si një qytetar i thjeshtë./ Gazeta Shqip