Gazi rus do të blihet me rubla për vendet jomiqësore, Kremlini: Vetëm Serbia bën përjashtim

Vladimir Putin ka njoftuar një ditë më parë se Rusia ka vendosur të shesë gazin e saj me rubla për vendet jomiqësore ndaj saj.
Por nga ky rregull bën përjashtim vetëm Serbia. Kujtojmë se Serbia është një prej shteteve të pakta europiane që kanë refuzuar të vendosin sanksione ndaj Rusisë.
Por pas shqetësimit të ngritur nga Serbia, e cila e merr gazin rus përmes Bullgarisë, Kremlini nxitoi të qetësonte vendin aleat.
“Presidenti Vuçiç ka të drejtë. Mund të jetë një situatë problematike, pasi Bullgaria në këtë rast ka ndërmarrë hapa jomiqësorë dhe armiqësorë ndaj nesh. Prandaj duhet ta blejë gazin në rubla, i pëlqen ose jo. Në të njëjtën kohë, kjo nuk aplikohet për Serbinë dhe ky është një problem që duhet zgjidhur”, tha Peskov.