Gjenerali shqiptar: Koha po punon për Ukrainën, grupet zbuluese ruse nuk arritën objektivin dhe humbën befasinë strategjike

Gjeneral Bardhy Kollçaku, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, u shpreh mbrëmjen e kësaj të marte për luftën në Ukrainë se koha po punon në favor të kësaj të fundit. Sipas tij, grupet zbuluese ruse nuk arritën objektivin kryesor, presidentin Zelensky, dhe humbën befasinë strategjike të luftës.

Në emisionin “Opinion” gjenerali shtoi ndër të tjera se në Kiev do të zhvillohet një luftë urbane, që do e bëjë qytetin Stalingradin e luftës së paligjshme.

“Në Kiev do të zhvillohet luftë urbane. Do të jetë Stalingradi i luftës së paligjshme. Duhet patur parasysh që është 1100 km kufiri me Rumaninë dhe Poloninë. Edhe sikur të rrethohet Kievi, këtu jo vetëm lumi Dniper por ka dhe shumë lumenj të tjerë për të neutralizuar. Nuk mund të rrethohet në kuptimin që të mos futet askush. Një gjë është e sigurt. Koha tani punon për Ukrainën.

Ne menduam, por dhe unë kam ndjekur analistët e zbulimeve amerikane apo britanike, kyçi kanë qenë 72 orët e para. Derisa u thyen sulmet për të kapur aeroportin, derisa grupet zbuluese nuk arritën objektivin kryesor Zelensky, ata humbën befasinë strategjike, qoftë edhe mundësinë. Tashmë i gjithë populli është në patrullim”, u shpreh Bardhy Kollçaku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT