Gjigantët botërorë ndalojnë aktivitetin e tyre në Rusi, mijëra të papunë që nesër, shërbimet shtyhen pa afat

ZARA, BERSHKA, STRADIVARIUS, PAYPAL, SAMSUNG mbyllin dyqanet në Rusi

Ndërsa konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e dhjetë të luftimeve dy gjigantët botërorë kanë ndaluar aktivitetin e tyre në Rusi, si pjesë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi kundër Kremlinit, që prej hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë, 24 shkurt.

Zara do të mbyllë të gjitha 502 dyqanet e saj të veshjeve në Rusi. Zinxhiri ndërkombëtar i veshjeve do të mbyllë të gjitha dyqanet e tetë markave të tij: Zara, Pull & Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Oysho, Zara Home dhe Uterqüe.

Nga nesër Zara do mbyllë të gjitha dyqanet me aktivitet në Rusi, tha pronari kompanisë “ Inditex”, shkruan BBC.

Zyrtarët e kompanisë Inditex thonë se janë duke hartuar një plan për të mbështetur 9,000 punonjësit e saj me bazë në Rusi, ndërkohë që shërbimet janë pezulluar “përkohësisht”.

Ndërkohë kompania e pagesave online Paypal gjithashtu ka mbyllur shërbimet në Rusi, duke dënuar në këtë mënyrë  “agresionin e dhunshëm ushtarak të vendit”. Zyrtarët e qeverisë ukrainase i kishin bërë thirrje PayPal të largohej nga Rusia dhe t’i ndihmonte ata me mbledhjen e fondeve.

Ndërkohë, Samsung, furnizuesi kryesor i telefonave inteligjentë në Rusi, përpara Xiaomi dhe Apple do të pezullojë dërgesat në vend “për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike”. Është e paqartë nëse dyqanet e Samsung do të mbyllen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT