Gjykata e Posaçme pezullon përsëri mjekun Edvin Prifti, gazetarja tregon për çfarë akuzohet

Gjykata e Posaçme ka pezulluar përsëri nga detyra mjekun Edvin Prifti. Ky i fundit pak dy javë më parë arriti të vishte bluzën e bardhë sepse akuzohej për korrupsion dhe prej një viti endej dyerve të gjykatave. Por gazetarja Anila Hoxha shkruan se ky rikthim në detyrë nuk ka zgjatur shumë.

Sipas saj, mjeku akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike duke pretenduar se e kishte blerë në privat.

“… ne hetimin e SPAK dyshohet se MJEKU shiti prej 1.1 milione leke nje valvule Biologjike duke pretenduar se e kishte blere ne nje subjekt privat. Mjeku i respektuar kallzoi djemte, te cilet mbasi e ema u nderrroi jete kerkonin kthimin mbrapsht te parave. SPAK pretendon se ne kete episod te dyte ka prova qe se paku nga gjykata i dhane driten jeshile duke e pezulluar per here te dyte nga detyra per dyshimet e korrupsionit”, shkruan ndër të tjera gazetarja. Më poshtë, shënimi i plotë i Anila Hoxhës.

Ligji eshte i barabarte per te gjithe ka kete kuptim;

Kur per nje gjyqtare, nene e dy femijeve per me teper nene single dhe me nje femije me probleme te shendetit, gjykata nuk tregon aspak tolerance, e njejta duhet te ndodhte edhe per nje te akuzuar te nje rangu tjeter, ndonese eshte mjek dhe zemrat tona kane nevoje per duart e kirurgut.

Enkeleida Hoxhes dhe Edvin Priftit ju dolen emrat ne afera korrupsioni gjate te njejtit hetim. Por qasja e drejtesise dhe fatet e tyre ishin krejt ndryshe. Nuk dua te them se Enkeleida Hoxha u penalizua ngaqe ishte grua dhe gjyqtare, dhe Prifti se ishte burre dhe mjek. Por njeri prej tyre vijon ne burg dhe tjetri jo. Dje gjykata e posacme tregoi se perpos respektit qe kemi per detyren e humanizmin e cdo profesioni, ligji eshte i barabarte per te gjithe.

Diten e djeshme dhe pa buje sic nuk ka ndodhur kur masat ndaj tij u lehtesuan dhe u reklamuan, gjykata e posacme ka shpallur serisht masen e pezullimit nga detyra per nje tjeter afere te dyshuar si korrupsioni ne adrese te mjekut qe i sherben shendetit tone. Vendimi eshte shpallur ne heshtje , mbasi ai u hetua sepse kishte kallzuar dy te rinj te cileve u kishte operuar nenen. Per kete ceshtje per te cilen mjeku pretendonte se ishte shtrenguar per dhenie pasurie, prokuroria ja delegoi SPAK mbasi gjeti elemente te korrupsionit dhe konkretisht  dyshohet se mjeku i njohur mbasi kreu nje nderhyrje kerkoi 3 milione leke.

Po ashtu ne hetimin e SPAK dyshohet se MJEKU shiti prej 1.1 milione leke nje valvule Biologjike duke pretenduar se e kishte blere ne nje subjekt privat. Mjeku i respektuar kallzoi djemte, te cilet mbasi e ema u nderrroi jete kerkonin kthimin mbrapsht te parave. SPAK pretendon se ne kete episod te dyte ka prova qe se paku nga gjykata i dhane driten jeshile duke e pezulluar per here te dyte nga detyra per dyshimet e korrupsionit

Ne te njejten dite, Gjykata e Larte pa te arsyeshme qe te vendoste sekuestro per 51.4 milione leke dhe 177 mije euro. Ligji eshte i barabarte per te gjithe, s’ka te paprekshem

Back to top button
LAJMET E FUNDIT