Gjysma e kutive të numëruara në Shkodër, kryeson Bardh Spahia

Deri tani në Bashkinë Shkodër janë numëruar gjysma e kutive të votimit.
Rezulton se më së shumti vota ka siguruar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia 10582 vota, ndjekur nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 8180 vota dhe kandidati i PD, Xhelal Bushati me 3700 vota.
Procesi i numërimit ka përfunduar në Bashkinë e Vorës dhe 7 kuti kanë mbetur në bashkinë e Rrogozhinës, ku në të dy rastet ka fituar kandidati u PS.
Procesi i numërimit ka nisur në bashkitë e Lushnjës, ndërsa në Durrës dhe Dibër, janë duke u bërë përgatitjet e fundit përpara nisjes së procesit.