“Goditje në zemër për Putinin”, Zelensky falenderon Joe Biden për ndalimin e importit të naftës ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi presidentin amerikan Joe Biden të martën për shpalljen e ndalimit të importeve të naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA.

“Faleminderit për udhëheqjen personale të SHBA dhe goditjen në zemër të makinës së luftës së Putinit dhe ndalimin e naftës, gazit dhe qymyrit nga tregu amerikan”, shkroi Zelensky në Twitter.

Vendimi i Biden është mbështetur paraprakisht nga politikanët tjerë në SHBA, por megjithatë, ai pritet të mbetet i njëanshëm, i papasuar nga aleatët evropianë, të cilët janë shumë më të varur nga gazi dhe nafta ruse, shkruan CNN.

Më herët Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse. BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë të tyre, nëse furnizimet ndërpriten.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT