Hakoen televizionet kombëtare, shfaqen imazhe të luftës në Ukrainë. “Anonymous” sërish pas Rusisë

Grupi i hakerave “Anonymous” ka sulmuar sërish Rusinë, teksa këtë herë ka ndërhyrë në sinjalin e transmetimit të disa televizioneve kombëtare, duke shpërndarë pamje nga luftimet në Ukrainë.

Russia 24, Channel One dhe Moscow 24 shfaqën për disa minuta pamje nga bombardimet e trupave ruse në qytetet ukrainase, e po ashtu dhe dëshmi nga ushtarë që  tregonin se çfarë Rusia po bënte.

Me anë të një postimi në Twitter, Anonymous mori përsipër sulmet, duke thënë së ky ishte “operacioni më i madh që është parë ndonjë herë”.

“Disa qeveri mund të na shohin si kërcënim dhe të kryejnë operacione false  për të na diskredituar. Por do na mbani mend kur fuqi të ndryshme të kthejnë vëmendjen ndaj nesh, sepse do ndodhë. Ne mund ta ndryshojmë botën për mirë. Kjo ka qenë gjithmonë ideja.”- thuhej në postimin e grupit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT