Haradinaj-Kurtit: Kërko zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, situata është serioze

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të aplikojë për anëtarësimin e Kososës në NATO.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se situata është serioze dhe se kërkesa për anëtarësim duhet bërë sa më parë sipas procedurave institucionale.
“Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kryeministër Kurti, bëj kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh! Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.