Histori lufte! Po largoheshin nga Kievi për të shpëtuar, ushtria ruse shuan të gjithë familjen ukrainase!

Një djalë 5-vjeçar me sy të gëzuar, një vajzë 10-vjeçare fanse e madhe e “Harry Potter”, nëna e tre fëmijëve dhe një baba që iku me mendjen tek familja e tij, humbën jetën nga një bombardim i tmerrshëm mes luftës Ukrainë Rusi.

Bëhet me dije se e vetmja që shpëtoi nga e gjithë familja është Sofia, e cila ndodhet në spital në një gjendje kritike për jetën. Ajo nuk di asgjë për çfarë ka ndodhur, nuk e di që nuk e ka më as vëllain, as motrën dhe as prindërit.

Familjarët qëndrojnë ditë e natë mbi kokën e vogëlushesh, me sytë në sytë e saj, me shpresën që nga momenti në moment do t’i hap. Kjo është shpresa e fundit, e cila do të vdes kur të vdes edhe Sofia. Por pastaj…kur të zgjohet…kush do të jetë ai që do t’i tregoi se nuk e ka më familjen?

Familja u vra teksa po udhëtonin larg Kievit me makinë, me shpresën në zemër se do t’i largoheshin luftës në Ukrainë.

Histori lufte! Po largoheshin nga Kievi për të shpëtuar, ushtria

Back to top button
LAJMET E FUNDIT