I nxjerrin “foton” ku e morën peng në Ukrainë, reagon Blendi Fevizu

Pasi gazetari Blendi Fevziu lajmëroi që ishte future në Ukrainë, në rrjetet sociale “shpërthyen” memet dhe lajmet e pavërteta.

Me një foto nga qyteti i Ukrainës, Lviv, Fevziu tregoi ditën e djeshme se ka vizituar nga afër një prej vendeve më të komentuara gjatë ditëve të fundit.

Mes shumë fotove të tjera, në rrjetet sociale ka qarkulluar dhe një foto e bërë me photoshop e gazetarit i cili shfaqet I zënë “rob” nga ushtarët Ukrainas.

Kjo foto është shpërndarë edhe nga vetë Fevziu i cili shkruan: Më në fund mora vesh nga lajmet që jam zënë rob në Ukrainë. Siç e shihni barku nuk lë fare vend për performancë ushtarake. Pa llogarit mungesën e flokëve që bën të të thajë koka nga i ftohti.

Gjithsesi zgjidhja më e mirë e luftës do kishte qenë që rusët të dorëzonin vërtet armët dhe të refuzonin të luftonin kundër një vendi me të cilin kanë qenë për vite vëllezër dhe ndaj të cilit po kryejnë një agresion duke shkelur çdo traktat dhe të drejtë ndërkombëtare. Dhe duke marrë njëkohësisht në qafë edhe miliona rusë të thjeshtë që janë kundër kësaj lufte.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT