Ikja e Bashës, Berisha flet si triumfator: Tani përparësia është…

Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas bërjes publike të Lulzim Bashës të aktit për dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha nuk ka dhënë asnjë vlerësim për këtë akt që e ka kërkuar prej kohësh, por se ka paralajmëruar hapin e radhës, që është ai bashkimi i demokratëve.

Sali Berisha reagimi i plotë

Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!

Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.
Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! sb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT