Inteligjenca britanike nxjerr të vërtetat: Pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet

Ministria e Mbrojtjes ruse ka deklaruar se ushtria ka bërë “përparim minimal” në tokë, det dhe ajër ditët e fundit.
Ndërkohë sipas inteligjencës Britanike ata “vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda” ndërsa pushtimi “ka ngecur kryesisht në të gjitha frontet”.
Nga ana tjetër mbrojtjen ukrainase e përshkroi si “të palëkundur dhe të mirëkoordinuar” teksa shtoi se shumica dërrmuese e territorit mbetet në duart e Ukrainës.
Ky përfundim i inteligjencës britanike duket në një linjë me atë që kemi dëgjuar nga ekspertët dhe nga inteligjenca amerikane ditët e fundit./ Gazeta Shqip