Inteligjenca ukrainase publikon të dhënat sekrete të 620 agjentëve rusë: Janë përfshirë në krime të rënda (Lista)

Autoritetet ukrainase kanë hakuar sistemet ruse të sigurisë dhe kanë publikuar emrat dhe informacionin personal të 620 oficerëve të sigurisë të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB).
Katalogu i hakuar përfshin numrat e targave, modelet e makinave, adresat e banimit, numrat e telefonit celular dhe qytetet e lindjes. Inteligjenca ukrainase pretendon se këta agjentë rusë janë përfshirë në “veprimtari kriminale” në të gjithë Evropën, raporton The Times .
FSB është agjencia kryesore e inteligjencës ruse, të cilën vetë Vladimir Putin e drejtoi përpara se të bëhej president, në vitet 1998 deri në vitin 2012.