Interesi i qytetarëve mbetet i ulët, ja si paraqitet situata në orën e fundit të votimeve

Prej orës 07:00 qytetarët në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë u janë drejtuar qëndrove të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Ajo që bie në sy  është pjesëmarrja e ulët n këto votime, ku deri më tani kanë marrë pjesë vetëm 27.74 % e qytetarëve me të drejtë vote. Dibra është qyteti me pjesëmarrjen me te larte nga 6 bashkitë qe janë ne zgjedhje.

Zgjedhjet e pjesshme/ Interesi i qytetarëve mbetet i ulët, ja si

Në Shkodër pjesëmarrja nuk i ka kaluar 24.2%, ndërkohë që nuk ka pasur problematika me blerjen e  votave. Pjesëmarrja e ulët në këtë bashki është kushtëzuar dhe nga kushtet e këqija të motit, ku në Pul dhe Shoshë  asnjë banor  nuk  ka votuar.

Në Lushnjë mbi 29% e votuesve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, ndërsa në Vorë pjesëmarrja  aktualisht është 50 %. Ndërkohë në orët e pasdites ka një ulje të numrit të votimeve.

Në bashkinë e  Rrogozhinës situata paraqitet e qetë, teksa numri i votuesve deri më tani ka qenë i ulët.

Durrësi nga ana tjetër është një ndër bashkitë më të mëdha ku zhvillohen këto zgjedhje, por sërish pjesëmarrja ka qenë relativisht e ulët, vetëm 25.90% e qytetarëve kanë votuar.

Deri tani në zgjedhjet e pjesshme kanë votuar disa prej kandidatëve për kryetar të bashkime  të  cilët njëzëri u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë për shprehur vullnetin e tyre të lirë.

654,538 shtetas shqiptarë kanë të drejtën të votojnë në këto zgjedhje për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT