Ish-Gjenerali i NATO-s raporton për BANKAT E MËDHA: Rusia do pushtojë Ukrainën, Putin nuk ndalet, ja si e parashikoj situatën

Ish-gjenerali i NATO-s për Europën Sir Richard Shirreff me video-conferencë ka bërë një raportim të plotë të situatës së konfliktit dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia, përpara grupeve të mëdha të bankave dhe investitorëve që duan një sqarim për situatën dhe investimet e tyre.
Gjithçka është shkruar në këtë raport është konfidenciale dhe që duhet të shfrytëzohet vetëm nga investitorët. Newsbomb.al e ka siguruar atë dhe aty thuhet qartë që Rusia do ta pushtojë Ukrainën, ndërsa pretendohet se një ndër ndërmjetësuesit e kësaj situate mund të jetë Kina. Ndër të tjera, në këtë raport, thuhet se Rusia nuk do të tërhiqet në ekspansionin e saj ushtarak, ndaj sugjerohet forcimi militar I vendeve baltike.
Zbardhja e raportit
• Çfarë nuk kupton Perëndimi rreth Putinit – Kolapsimi i Bashkimit Sovjetik ishte disfata më e madhe për Putinin. Pas aneksimit të Krimeas, qëndrimet e mbajtura nga Rusia ishin të gabuara dhe të rrezikshme. Ai foli për dëshirën e detyrimit të gjithë folësve të gjuhës ruse, nën Rusinë.
• Ka ndonjë shans që Ukraina ti rezistojë fuqisë Ruse? – Rusia do ta pushtojë Ukrainën, por kjo do të kërkojë disa javë. Sa më shumë të zgjasë, aq më e madhe është katastrofa humanitare.
• A mundet që të hyjnë armët e perëndimit në fushëbetejë? – Disa prej tyre do të mbërrijnë, por nuk do të jenë të mjaftueshme kundër ushtrisë Ruse. Ky stil lufte është i kohës së vjetër dhe kërkon metale dhe zjarr.
• Jo zona fluturimi mbi Ukrainë – Shumë e rrezikshme. Realiteti është se, nëse NATO vendos një “No Flight zone” mbi Ukrainë, kjo do të shihet si një akt lufte.
• Mund të ketë fitore të Perëndimit pa katastrofë humanitare dhe ekonomike? – Jo. Ne jemi në një botë të re që nga java e kaluar. Nuk do të ketë një fitore të shpejtë pa humbje të konsiderueshme. Perëndimi mund të mbështesë me Armë, por ne nuk do të shohim një situatë tërheqjeje nga ana e Putinit. Më e mira që mund të shpresojmë është të fuqizojmë NATO në Lindje me fuqi të mëdha serioze ushtarake. Rreziku është se Rusia do të dojë të shkojë më tej. Mënyra e vetme është parandalimi efektiv që Perëndimi të vij me një fuqi ushtarake më të madhe.
• Nuk duket se ka një rrugë për ngadalësim të konfliktit (de-escalation). Të gjitha faktet tregojnë se Putin do të vazhdojë deri në fund
• Ka ndonjë shans për opozitë ndaj Putinit edhe jashtë Rusisë? – Duhet të jemi realist sa i përket kësaj çështje por duhet të jemi dhe të duruar. Shumica e rusëve i marrin informacionet nga kanalet televizive të kontrolluara nga Rusia. Mënyra e vetme për të hequr qafe një Car të çmendur ka qenë nëpërmjet helmimit. Kjo është jashtë imagjinate. Pjesa tjetër e opozitës është në Ukrainë. Edhe nëse Ukraina kolapson, do të gjendemi përpara një dëshire të madhe për të rezistuar dhe protesta të ruseve. Por edhe kjo do të kërkojë kohë.
• Pushtimi nuk po shkon sipas Planit, a kemi mësuar diçka konkrete për ushtrinë ruse? – Gjenerali e ka vizituar Rusinë dhe e njeh se është e pajisur shumë mirë. Por gjithashtu kemi mësuar se Rusia e kishte të pamundur të fitonte superioritet në luftën në ajër në Ukrainë. Dhe po shohin aspektet logjistike. Lëvizja e një armate të tillë ushtarake duhet të ketë shumë njohuri dhe jemi duke parë një ushtri ruse që nuk ka qenë e përgatitur në termat e mundësisë për të ecur përpara. Por janë duke mësuar. Dhe si pasojë e këtyre dështimeve ne do të shohim sulme të tjera në qytetet e Ukrainës.
• Në terma afatmesme, çfarë mund të ndodhë – NATO nuk ka fuqi të mjaftueshme për momentin që të stopojë Putinin të kërkojë edhe vendet baltike. Ajo çka është e mjaftueshme: Forca që nuk I kemi parë që nga Lufta e Gjirit – 3-4 divizione me 20.000 apo 25.000 ushtarë plus forca ajrore dhe forca detare janë zhvendosur drejt vendeve baltike. Mbani parasysh se popullsia ruse në vendet baltike nuk ka asnjë dëshirë të jetë nën Rusinë.
• Ekspansioni i NATO-s: Për Finlandën dhe Suedinë tani bën sens për tu afruar me NATO-n. Në fakt, ato janë afër NATO. Dhe vetë NATO do të jetë pastaj më e fortë sepse të dyja ushtritë janë shumë të fuqishme. Sa i përket zgjerimit të mëtejshëm, Ukraina nuk do të bashkohet ansnjëherë me NATO, dhe në mënyrë të veçantë tani që është angazhuar në një luftë me Rusinë.
• Roli i Turqisë – Turqia është një mike e Ukrainës. Ka qenë i paqëndrueshëm pak vite më parë me Turqinë, por marrëdhënet diplomatike me Perëndimin janë të forta.
• Ushtria e NATO – Ndryshimi I fuqisë ushtarake të Europës është i jashtëzakonshëm dhe do të kërkojë kohë. Mbrojtja më e mirë kundër një Rusie agresive është një prezencë masive në shtetet baltike. Angazhimi me 2% të GDP të vendeve anëtare është shumë i vogël, vendet e NATO-s duhet ta dyfishojnë. Kjo do të ketë impakt edhe në shpenzime për zëra të tjerë, si për edukimin etj. Njerëzit duhet të mësohen ta mendojnë për ta kuptuar një situatë të tillë. Ky nuk është një process 3-4 vjeçar, do të zgjasë më shumë se 25 vjet.
• Hapi tjetër për Rusinë – Putin nuk ka asnjë opsion tjetër përvecse të jetë një partner junior i Kinës (export, import, energji, financë etj). Ky është një fakt (vetëm nëse Putin hiqet qafe). Rrisku më pas është që kombinimi Kinë/Rusi do të dominojnë pjesë të rëndësishme të botës. Kina, është duke parë se çdo të ndodhë. Sigurisht nuk e pelqen faktin se një vend Sovran atakohet. Dhe nuk do të pëlqejë as përgjigjen globale për të. Kjo do të pengojë ata për të atakuar Tajvanin.
• Tajvani: Për kinën, Tajvani nuk është një vend I pavarur por është pjesë e Kinës.
• A mundet Kina të jetë një moderator ndërmjet RU/UK? – Nëse Perëndimi dëshiron të ndalojë masakrën, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Pork jo nuk është e dëshirueshme. Në fakt, me qëllim mbajtjen e paqes, nëse Rusia vazhdon, cdo forcë paqeruajtëse duhet të përpiqet për paqen.
• Rendi Botëror – koncepti i Perëndimit dhe institucioneve të tij po përjeton një rilindje dhe do të dalin më të forta nga e gjithë kjo.
• Kërcënimi nuklear – Ne nuk mund të mbështetemi nën çadrën e parandalimit nuclear nga shtetet e NATO. Putin e di se një sulm nuklear në një vend anëtar të NATO do të rezultojë në një përgjigje massive nga NATO duke përfshirë edhe opsionin nuklear.
• Roli i Cyber – ka gjithashtu një dimension për sulme kibernetike dhe në hapësirë. Cyber do të vazhdojë të jetë një “armë” fondamentale.
• Rasti më i mirë – Putin tërhiqet dhe kthehet në shtëpi, por kjo nuk do të ndodhë. Rasti më I keq i vogël është një qeveri në Ukrainë që nuk kontrollohet nga Moska me një lindje të Ukrainës që merret nga Rusia.
• Masat e marra nga Perëndimi – Kërcënimi për krime lufte mund të jetë një parandalim për Rusinë. Për pjesën tjetër të gjeneralëve dhe politikanëve rusë ata e dinë se kjo masë do tu qëndrojë përherë mbi kokë (shikoni rastin e kriminelëve të luftës së Bosnjës)
• Iran – Nëse Perëndimi bojkoton rusët, alternative të reja për naftën duhet të gjenden. Irani mund të kërkojë të luajë fort në këtë pikë. Irani do të jetë një një pozicion shumë të mirë për të negociuar.
• Roli i USA – NATO drejtohet nga US. Ju nuk duhet të harrroni që NATO pati një vjeshtë të keqe vitin e kaluar me SHBA që doli nga Afganistani. Nuk duhet të verbohemi nga fjalët, duhet të shohim angazhim sinjifikant nga SHBA. Duhet të shohim më shumë trupa amerikane në terren. Shba mbetet fuqia më e madhe ushtarake në botë, por efekti në Irak e Afganistan sigurisht mund të reduktojë oreksin e saj për veprime militare.
• 3 muaj nga tani – gjithçka varet nga shpejtësia e reagimit. Në rastin më të mirë, përforcimi ushtarak i shteteve baltike do të kërkojë kohë. Për Ukrainën, do të jetë një vend i shkatërruar me miliona refugjatë. Në Rusi mund të ketë protesta masive kundër Putinit. Ekonomitë perëndimore do të përballen me vendimin për të shtuar shpenzimet ushtarake.


