Ish-kampioni i botës nuk dorëzohet/ Në luftë krah të vëllait: Ndeshja më e fortë e jetës time

Ylli ukrainas i boksit Wladimir Klitschko ka treguar për ‘realitetin e tmerrshëm të luftës’ përkrah vëllait të tij, kundër trupave të Vladimir Putin.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda dhe vëllai i tij, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, kanë marrë armët për të zmbrapsur një autokolonë ruse që po i afrohej kryeqytetit pasi deklaruan se ishin ‘gati të vdisnin’ për të mbrojtur atdheun e tyre.

45-vjeçari tani ka kërkuar që Rusia të izolohet nga të gjitha garat sportive, duke paralajmëruar se gratë dhe fëmijët ukrainas ‘po vdesin në duart e agresionit të vendit rus’.

Ai u bëri thirrje organeve qeverisëse që të ndjekin hapat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), pasi autoriteti rekomandoi ndalimin e sportistëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë nga garat ndërkombëtare.

Kjo deklaratë erdhi pasi Wladimir postoi një video të hënën që tregonte udhëtimin e tij në një maternitet në Kiev, ku 82 foshnja kanë lindur që nga fillimi i pushtimit rus.

Ai tha në video: ‘Jeta vazhdon. Tetëdhjetë e dy fëmijë kanë lindur vetëm në këtë spital që nga fillimi i luftës. Më shumë ukrainas po vijnë dhe do të mbërrijnë çdo ditë.’

Back to top button
LAJMET E FUNDIT