Ish-kryeministri i Britanisë, Cameron drejton kamionin drejt Polonisë: Po i çoj vetë ndihmat për refugjatët nga Ukraina!

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron është nisur drejt Polonisë për të dhuruar ndihma për refugjatët që vijnë nga Ukraina.
Sipas BBC, ai është duke udhëtuar me kamion, ku po transporton donacione për Kryqin e Kuq britanik.
Ndihmat përfshijnë veshje, pelena dhe medikamente të ndihmës së parë, janë pjesë e projektit ushqimor për komunitetin, Chippy Larder, në të cilin ish-kryeministri është vullnetar prej dy vitesh.
Cameron vlerësoi “bujarinë e komunitetit në perëndim të Oxfordshire dhe të popullit britanik në përgjithësi” si “jashtëzakonisht fenomenale, duke ndihmuar fqinjët në kohë nevoje”.
Cameron vlerësoi “bujarinë e komunitetit në perëndim të Oxfordshire dhe të popullit britanik në përgjithësi” si “jashtëzakonisht fenomenale, duke ndihmuar fqinjët në kohë nevoje”.
Më herët, ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar mirëpriti të gjithë mbështetjen e ofruar nga populli britanik, por tha se “paratë do të gjenin vend më mirë” sesa sendet e mëdha.
I'm currently driving to Poland with two Chippy Larder colleagues to make our delivery to the Red Cross. It’s going to be a long drive, but I’ll keep you updated along the way. #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/T0ORCT4Eek
— David Cameron (@David_Cameron) March 18, 2022