Ish-ministri rus thirrje diplomatëve: Jepni DORËHEQJEN, mos mbështesni luftën vëllavrasëse

Ish-ministri i punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Kozyrev, u ka bërë thirrje diplomatëve rusë që të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës.

“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi.Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë”, tha ai.

Ndërkohë, sulmet në Ukrainë nga forcat ruse vijojnë në ditën e gjashtë të tyre. Më herët avionët rus sulmuan kullën televizive 385 metër të lartë në Kiev duke shkaktuar një masakër të vërtetë, ku 5 civilë ukrainas kanë mbetur të vrarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT