“It’s my life”, nën ritmet e muzikës qytetarët e të gjitha moshave në Odessa mbushin thasë me rërë për t’u bërë postblloqe rusëve

Një video po qarkullon në rrjetet sociale që tregon banorët e Odessa-s të moshave të ndryshëm duke mbushur thasë me rërë në bregdet.

Konkretisht, në fragmentin që po qarkullon, fëmijë të vegjël, adoleshentë dhe të moshuar gërmojnë plazhin e Odesës dhe mbushin thasë me rërë të cilat transportohen në çdo pjesë të qytetit për të vendosur postoblloqe në mënyrë që mos lejojnë rusët që të futen në qytetin e tyre.

E teksa disa mbushin rërë një djalë në bateri dhe disa të tjerë këndojnë këngën “It’s my life” nga Bon Jovi. Zgjedhja e këngës padyshim nuk është e rastësishme pasi teksti është tregues i situatës me të cilën përballen ukrainasit dhe moralit të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT