“Ivan Balliut nuk i merrnin dot para”, Artan Hoxha për Dukën: Sekserët e sulltanit nuk e kishin të preferuar

Gazetari Artan Hoxha ha hedhur akuza të rënda mbrëmjen e djeshme ndaj kreut të FSH-së, Armand Duka.

Teksa tregon bisedën me një mikun e tij që e kishte pyetur se si kishte mundësi që futbollistin Ivan Balliu e kanë afruar kaq vonë në radhët e Kombëtares, hoxha nuk i ka kursyer akuzat ndaj Dukës.

Ndersa po shihje ndeshjen Spanje vs Shqiperi, nje miku im i impresionuar nga loja e Balliut me pyeti:

Goxha talent ky Ivan Balliu, sa vjeç eshte?

Ouuu, qenka i madh, pse nuk e kane marre me pare ne kombetare?!

Nuk e kane marre mor mik, se ky Balliu nuk ka pas ne mend me u dhene asnje kokerr leku seksereve menaxhere te Sulltan Dukes.

Balliu ka çare vete ne jete, eshte formuar te Akademia e Barcelones, ka luajtur me kombetaret e moshave te Spanjes, U16 dhe U17, madje ka shenuar dhe gol per ta. Ka luajtur ne Ligen e Pare franceze me Metz dhe luan ne Primera Division me Rayo Vallecano, çdo ndeshje ne formacionin baze.

Me gjithe kete cv nuk i merrnin dot para prandaj me mire nuk e ftonin fare, dhe ne vend te tij ftonin ndonje nga keta prodhim vendas, qe dine ku te paraqiten para se te shiten….

Back to top button
LAJMET E FUNDIT