Ja ligji i 2013, që e la Shqipërinë pa transit fees nga TAP!

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, ish zv.ministri i Energjetikës i qeverisë Nano në vitet 2003-2005 Pajtim Bello ka folur për marrëveshjen e Shqipërisë për gazsjellësin e TAP. Bello ka zbardhur detaje të reja të marrëveshjes dhe si kaloi në ligj.
“Dritare.net” disponon ligjin që u miratua nga qeveria Berisha në prill të vitit 2013. Sipas Bellos ky ligj i ka mbyllur derën Shqipërisë që të kërkojë përfitime specifike financiare nga TAP, siç është transit fees. Çështja e transit fees është mbyllur te ky ligj, që te gërma c,d, e, përfimet specifike financiare e lidh me marrëveshje që do bënte TAP me Greqinë.
Ligji i miratuar në prill të vitit 2013, nga qeveria Berisha që e la Shqipërinë pa transit fees nga TAP!
“Në vitin 2013 mbyllet marrëveshja me TAP, në vitin e fundit të qeverisë Berisha. Në marrëveshje është folur për sasinë e gazit që do të marrë Shqipëria, e ka firmosur Haxhinasto ish-ministër dhe zv.kryeministër dhe ligji u ratifikua nga parlamenti në prill 2013. Qeveria Berisha ishte deri në shtator deri sa t’u ndryshonin qeveritë dhe në atë kohë shkoi në parlament marrëveshjet që u kthyen në ligj.
Ky parlament ratifikoi marrëveshjet të futura në një ligj, i cili i përfshinte në kuadër ligjor, pra këto marrëveshje merrnin vulën e parlamentit. Kjo është ligj, nuk është e rinegociueshme, ky është si të thuash është ligji i parë i marrëdhënies së Shqipërisë me TAP. Ligji i parë i marrëdhënies tonë me TAP është i datës 15 prill të vitit 2013. Është mbyllur pjesa që këtu flitet për përfitime të tjera financiare, si transit fees.
Çështja e transit fees është mbyllur te ky ligj, që te gërma c,d, e, përfimet specifike financiare e lidh me marrëveshje që do bënte TAP me Greqinë, një gjë që nuk sens. Ky ligj i ka mbyllur derën Shqipërisë që të kërkojë përfitime specifike financiare nga TAP. Ana teknik- legjislatike e ketij ligji lë shumë për të dëshiruar, por edhe politikisht ti nuk mund të thuash që unë varem nga dëshirat e Greqisë, kjo nuk shkon”, u shpreh ish-zv.ministri i Energjetikës, Pajtim Bello.