“Jeta vazhdon”, në mes të luftës e të veshur me rroba ushtarake, kryebashkiaku i Kievit kurorëzon dashurinë e çiftit të ri

Edhe pse në mes të luftës dhe bombardimeve kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko ka martuar një çift ukrainas, që po lufton për ta mbrojtur atdheun.

Çifti shihet i veshur me rroba ushtarake, ndërsa nusja në kokë ka një vello të bardhë. Klitchko marton ԭiftin ndërsa ata i dhurojnë puthje njëri-tjetrit.

“Sot përshëndeta ushtarët e një prej batalioneve të mbrojtjes së kryeqytetit të kryeqytetit Lesya dhe Valeria. Ata kanë kohë që jetojnë në një martesë civile, ndërsa tani kanë vendosur të martohen. Ceremonia u zhvillua pranë një prej postblloqeve. Jeta Vazhdon! Dhe ne do të mbrojmë jetën e Kievit, Kievit, shtetit tone” shkruan kryebashkiaku në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT