Jo vetëm kryetar i komanduar, ja kush janë 7 pozicionet e tjera të rëndësishme që mban Enkelejd Alibeaj

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar ditën e sotme se Enkelejd Alibeaj do të jetë kryetari i komanduar i partisë Demokratike deri në momentin kur të ketë një vendimmarrje të caktuar nga strukturat drejtuese partiake.

Bëhet me dije se sipas statutit të partisë Alibeaj ka qenë i emëruar automatikisht duke qenë se mbante postin e nënkryetarit së bashku me Jorida Tabaku por kjo e fundit u tërhoq nga mundësia për të qenë kryetare e komanduar e PD-së.

Por së bashku me postin e kryetarit aktual të PD, Alibeaj mban edhe disa poste të tjera të rëndësishme brenda partisë Demokratike.

Më poshtë renditen 7 postet e tij të rëndësishme:

Deputet
Anëtar Kryesie
Nënkryetar
Kryetar i Grupit Parlamentar
Drejtues politik i qarkut të Fierit
Drejtues politik i Shkodrës
Kryetar i PD-së Vlorë
Kryetar i PD-së

Back to top button
LAJMET E FUNDIT